Industria dhe bujqësia në Shqipëri janë në krizë të thellë.
Të dhënat zyrtare të INSTAT nxjerrin në pah situatën serioze: bujqësia shënoi rënie vjetore në 3-mujorin e parë 2025 me 2.76 për qind, ndërsa sektori i industrisë përpunuese me -7.46 për qind.
Eksperti i bujqësisë Eduart Sharka tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë se kjo situatë është e paralajmëruar dhe se kriza do të vijë duke u thelluar duke qenë se ka plakje të popullsisë që merret me bujqësinë dhe mungesë incentivimi për të rinjtë.
Kronikë e një ngjarje e paralajmëruar se këtu do të shkonim me këto politika. Është e lehtë, nuk na duhet të shpikim, mjafton të marrim politikat e mira të rajonin, standardet, mesataren e rajonit duhet të arrijmë. Kemi disbalancë mes asaj çka jep sektori në PBB dhe asaj çka merr nga buxheti. Bujqësia nuk mund të mbijetojë dhe nuk mund të ketë ushqime të sigurta nëse nuk subvencionohet. Kosova me më pak se gjysmën e buxhetin dhe me gjysmë ne sipërfaqes së punueshme jep 160 milionë euro subvencione direkte, jemi japim 30 milionë euro me ato skemat që i kemi shpjeguar, skema joefektive.
Jemi në qershor dhe nuk ka filluar të disbursohet ajo ndihmë e vogël që jepet për fermerët.
Do të vijojë regresi në bujqësi së kemi plakje të popullsisë që merret me bujqësinë. Kemi braktisje të tokës. Nuk ka asnjë incentivë për të afruar të rinjtë në bujqësi.
Nuk ka duhet turizëm pa konsumin e produktit bujqësor. Nuk është i efektshëm. Thejsht amortizohen infrastruktura jonë urbane.
Drini Zusi, koordinatori i përgjithshëm i grupit AZ tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë se investimi dhe fokusimi në turizëm nuk duhet të jetë parësor. Sipas Zusit kriza në industri po ndodh tashmë prej vitesh.
Është rënie e vazhdueshme që ka disa vite tashmë që po ndodh. Për t’u çuditur është si shifra nuk është paksa më e madhe sepse bizneset po hasen me shumë vështirësi, qoftë nga aspekti i tregut të mallrave, qoftë nga aspekti i tregut të punës. Mund ta prisja që rënie të ishte pak më e madhe. Sa i përket destabilitetit makromonetar që lidhet me kursin e euros është folur. Këto janë pasojat që do na shoqërojnë. Arsyeja e dytë madhore është se krahas bujqësia edhe industria është një nga ato sektorët e harruar nga strategjitë makro për zhvillimin e ekonomisë shqiptare.
Mua nuk bën sens, e kuptoj dhe e mirëpres investimin dhe fokusimin në turizëm dhe infrastrukturë po nuk besoj se duhet të jenë parësore. E dimë që turizmi është një industri që duhet të bazohesh vetëm nëse i shërben bujqësisë dhe blegtorinë, nëse jo atëherë ky turizëm nuk na shërben ne, por një %të vogël të popullsisë.



