Kopliku: Dhjetëra shqiptarët e Shqipërisë dhe MV që gjenden ende në kampet e ISIS

Kopliku: Dhjetëra shqiptarët e Shqipërisë dhe MV që gjenden ende në kampet e ISIS

Gazetari Taulant Kopliku foli sot nga studio e lajmeve të MCN TV lidhur me dokumentarin e realizuar për Luftën në Siri dhe përfshirjen e shqiptarëve. Përmes një lidhje Skype Kopliku tregoi se në dy kampet ku ka qenë bënte përshtypje frika që mbizotëronte. I pyetur lidhur me numrin e shqiptarëve në të dy kampet gazetari tha se është rreth 50 persona, përfshirë gra dhe fëmijë nga Maqedonia e Veriut dhe 4-5 persona nga Kosova.

Intervista e Taulant Koplikut:

Z. Kopliku, per ata qe na ndjekin, ju keni realizuar nje dokumentar mbi luften ne Siri dhe perfshirjen e shqiptareve ne te. Mund te na thoni si depertuat ne Siri?

Kopliku: Ishte hera e dytë që unë dhe operatori im shkuam në Siti. Herën e parë shkuam me emisionin që unë punoj në Itali. Atje ishte përballja ime e parë me kampet, gjysmë burgjet ku ndodhen luftëtarët e ISIS. Kishim një kohë të limituar qëndrimi dhe do merreshim me historinë e vogëlushit Albin dhe e para të pamundur të marr deklarime nga gratë shqiptare. Morëm kontakte me miqtë tanë kurdë atje por pandemia bllokoi gjithçka për 2020-ën për të treguar jetën e grave dhe fëmijëve shqiptarë atje, Kemi nisur 2 muaj më parë dhe puna nisi në qytetin e Rakas ku dhuna dhe terrori kanë qenë në ekstremitetin më të madh. Kemi marrë rrëfimet e banorëve që e kanë vuajtur dhunën.

Ju keni qene ne dy kampe mos gaboj ku keni folur edhe me shqiptare. Cfare ju ka bërë me shume përshtypje?

Kopliku: Bënte përshtypje frika që mbizotëronte në qytet pavarësisht se ishte nën kontrollin e kurdëve. Njerëzit po mundoheshin ti riktheheshin jetës normale, por mes frikës nga celulat e mbetura. Përshtypje më ka bërë një person i burgosur vetëm se e kapën duke shitur cigare. E dënuan me vdekje, por fati i mirë i tij ishte që u arratis pak kohë pas rënies së ISIS.

Sa shqiptare ndodhen ende aty?

Kopliku: Nga informacionet që unë kam në dy kampet, në kampin më të madh dhe më të dhunshëm dhe në tjetrin ku gratë dhe fëmijët i janë bindur rregullave janë 50 persona, gra dhe fëmijë. Kjo shifër ka të përfshirë edhe shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, ndërkohë që nga Kosova mund të jenë 4-5 persona.

Si është situata tani ne Siri? Ekziston rreziku i ndarjes se vendit apo Damasku e ka marre kontrollin mbi vendin?

Kopliku: Nuk mund të thuhet se Damask e ka marrë kontrollin. Nga njëra anë janë dhe forcat kurde që pas fitores së ISIS kanë arritur forcat për krijimin e një shteti. Plus janë edhe territoret që kontrollohen nga ushtria opozitare siriane që nga pjesa më e madhe konsiderohet si ISIS. Jemi në një situatë ku Siria mposhti ISIS por është në një statusko.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy