Zhgënjejnë kampionët e Shqipërisë, Tirana eliminohet në turin e parë në Champions League

Zhgënjejnë kampionët e Shqipërisë, Tirana eliminohet në turin e parë në Champions League

Tirana është eliminuar në turin e parë në Champions League, pasi u mposht në të dyja ndeshjet nga Dudelange me rezultatin e përgjithshëm 1-3.

Pas humbjes minimale në ndeshjen e parë, kampionët e Shqipërisë kërkonin përmbysjen në sfidën e kthimit në “Air Albania”, por nuk ia dolën dot.

Pavarësisht rasteve të shumta, pjesa e parë u mbyll pa gola. Pjesa e dytë nisi menjëherë me gol, teksa Bojic me një gjuajtje të fortë nga jashtë e ndali topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin skuadrës nga Luksemburgu.

12 minuta më vonë, ishte Sinani që shënoi të dytin, duke i dhënë një goditje të rëndë bardhebluve. Xhixha rihapi sfidën, duke shënuar në minutën e 78-të, por vetëm kaq, pasi nuk arritën të bëjnë më shumë.

Tirana eliminohet kështu në turin e parë në Champions League, por rrugëtimin në Europë do e vazhdojnë në turin e dytë në Conference League, aty ku do të përballen me boshnjakët e Zrnjiski.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy