
Avokati Redon Meksi në ‘MCN Live’ duke komentuar për aksionin e opozitës kundër qeverisë u shpreh se fillimisht deputetët duhet të mbështeten në ligj.
Ai tha se opozita nuk ka ende plane konkrete, ndërsa theksoi se mungon oferta dhe nuk ka asnjë shpresë që Partia Demokratike sot ta mundë qeverinë. Sipas tij, ndërkombëtarët ishin ata që na lanë pa drejtësi, gjyqtarë të rinj po bëhen fëmijët e ish-gjyqtarëve të shkarkuar.
Të bojkotosh të ikësh është absurditetet, por duhet të veprojnë dhe me gjërat e tjera, deputetët duhet të mbështeten në ligj. Për mua kjo nuk ka fare asnjë shenjë indicie, sepse nuk ka frymë, Partia Demokratike sot ka më pak njerëz se sa ka pasur ndonjëherë në historinë e saj. Ata janë thjeshtë deputetë të vënë nga lista e Lulit. Kam takuar dje njerëz të vjetër nga PD dhe asnjë nuk ka shpresë që Partia Demokratike sot mund të qeverisë.
Me këto bojkote qeveria nuk ikën kurrë. Komisionet për çfarë ju duhen këtyre se mos kanë bërë ndonjë punë aty këta. Ata nuk e dinë as vetë se çfarë duan. Ata të bëjnë njëherë propozimin si duhet të jetë reforma zgjedhore. Nuk dine as vetë ku janë, këta sot janë duke bërë pazare asgjë më shumë. Këtyre po u ikën partia nga duart, elektorati po ashtu por sot partitë e vogla janë më të fortë se këta dhe Lapaj po të dali sot në protestë, mbledh më shumë njerëz se këta.
Më tej ai shtoi se lëvizjet e reja që po shoh janë pa asnjë vizion të qartë, opozita nuk ka asnjë plan konkretë, thjeshtë flasin me disa fjalë të bukura, populizëm.
Nuk kam parë në asnjë çast propozime konkrete se çfarë duhet të bëjnë. Çfarë po bëhet me bujqësinë, drejtësia që sot nuk ekziston fare. Ndërkombëtarët nuk më duhen pse duhet tu marrë mendim atyre për reformën në drejtësi, ata na lanë pa drejtësi. Nuk ka pse të jesh magjistratë për të bërë gjyqtarin. Unë avokat 12 vjet nuk vlej? Sot gjyqtarë po bëhen fëmijët e ish-gjyqtarëve të shkarkuar. Prandaj them se populli sot është gati të pranoj çfarë oferte ti hedhësh sepse sot opozita është zero. Kemi votuar gjithë jetën të keqen më të vogël. Demokracia nuk bëhet po nuk morën pjesë qytetarët sepse po vazhduam të qëndrojmë te divani te shtëpia nuk ecim përpara, demokracia ka nevojë për pjesëmarrje.



