Një grua amerikane ka rrëfyer se ka drejtuar një grup të ISIS-it vetëm me femra dhe se kishte komplotuar sulme në tokën amerikane.
Allison Fluke-Ekren u deklarua fajtore për mbështetjen e grupit dhe pranoi se kishte trajnuar mbi 100 gra dhe vajza.
Gruaja, e cila u bë udhëheqëse e ISIS, u largua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2011 dhe punoi me një grup terrorist në Libi përpara se të udhëtonte për në Siri.
E pandehura rrezikon deri në 20 vjet burg. Fluke-Ekren, 42 vjeçe, një ish-studente dhe mësuese e biologjisë, udhëtoi në Siri për t’iu bashkuar grupit pasi kishte jetuar në Egjipt dhe Turqi, raporton BBC.
Ndërsa ishte me ISIS, ajo drejtoi Khatiba Nusaybah, një batalion vetëm për femra me bazë në Raqqa.
Roli kryesor i Fluke-Ekren ishte që të mësonte gratë dhe fëmijët që të përdornin armët, që nga pushkët dhe granatat AK-47, deri te jelekët e mbushur me eksploziv.
Gjatë seancës së të mërkurës në një gjykatë të Virxhinia, gruaja pranoi se kishte trajnuar një grup vetëm me femra, por tha se kurrë nuk tentoi që të rekrutonte fëmijë.
Autoritetet amerikane janë tashmë në pritje që disa nga gratë të cilat janë trajnuar nga 42-vjeçarja, të dëshmojnë kundër saj.



