70% e pensionistëve në varfëri. Ekspertët: Ka ardhur koha të rriten pensionet!

70% e pensionistëve në varfëri. Ekspertët: Ka ardhur koha të rriten pensionet!

Shqipëria është vendi që ka nivelin më të ulët të pensionit në të gjithë Europën, madje më të ulët dhe se Bosnjë Hercegovina e cila ka një ekonomi më të vogël se e jona.

Pensioni mesatar në Bosnjë është 305 euro, në Serbi 390 euro, në Maqedoninë e Veriut 325 euro dhe 300 euro në Malin e Zi. Edhe Kosova që është një shtet më i ri se Shqipëria ka pensione më të larta, pensioni social atje është 120 euro kundrejt 85 euro që është në Shqipëri dhe me rritjen e fundit pensioni mesatar u bë 287 euro.

Ndryshimet që u bënë në buxhet përfshijnë më shumë mundësinë për dhënien e një bonusi shpërblimi për pensionistët dhe nuk ka politika reale për rritjen e pensioneve. Dhe për vitin e ardhshëm e njëjta politikë shihet se do të ketë me pensionet, vetëm indeksim”, thotë eksperti i qendrës “Altax” Eduart Gjokutaj.

Politikat e rritjes së pensioneve në Shqipëri janë mjaftuar me indeksimin e rritjes së çmimeve të shportës së mallrave për pensionistët, por nuk kanë patur vitet e fundit politika për rritje reale.

Gjatë viteve 2005-2013 pensioni mesatar në qytet është rritur nga 8383 lekë në 14.076 lekë. Në 8 vjet pensioni mesatar është shtuar me 5.693 ose 68%.

Mesatarisht rritja vjetore ka qenë 711 lekë në vit me një normë 8.4%.

Po të krahasojmë rritjen e pensioneve në qytet përgjatë dekadës së fundit 2013-2023 do të konstatojmë se pensioni mesatar në qytet ka shkuar në 18,341 lekë duke u rritur me 3.823 lekë ose 26.3%. Çdo vit pensioni në qytet është rritur me 382 lekë në vit ose dy herë më pak se në  të shkuarën.

Ka të bëjë me kulturën që ka shtresa e pensionistëve që janë të konsoliduar me bindjen se politika nuk është instrumenti që të ndryshon jetën dhe janë stoikë te vota e tyre. Nuk e ndjejnë që ai që drejton shtetin ka në dorë jetën e tyre dhe që me votë ata mund të sjellin ndryshim. Por pavarësisht të gjithave, situata me pensionet duhet të ndryshojë dhe duhet të rriten!”, thotë eksperti i ekonomisë Pano Soko.

Gjatë periudhës 2005-2013 pensionet në fshat u rritën me 4.647 lekë në total ose 165%. Rritja mesatare vjetore ishte 580 lekë në vit dhe pensioni për këtë kategori shkoi nga 2.818 lekë  në muaj në 7.465 lekë.

Në vitet 2013-2023 pensioni në fshat është rritur me 3.226 lekë ose 41%, 4 herë më pak se në të shkuarën.

Pensioni mesatar në Shqipëri është 14 500 lekë në muaj: 18 mijë lekë për qytetin dhe 11 mijë lekë për fshatin. Mesatarisht një pensionist sot jeton me 480 lekë në ditë, ku nëse marrim si referencë llogaritjen e varfërisë me indeksin e Bankës Botërore për personat që kanë të ardhura nën 5.5 dollarë në ditë, automatikisht ata do të klasifikohen të varfër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy