Ngjarjet e fundit kriminale/ Salianji: Krimi nuk ka frikë nga qeveria pasi janë ortakë në zgjedhje

Ngjarjet e fundit kriminale/ Salianji: Krimi nuk ka frikë nga qeveria pasi janë ortakë në zgjedhje

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me dy ngjarjet e orëve të fundit që kanë tronditur opinionin publik, atë të vrasjes së Demir Backës në Fier dhe grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit në Fushë Krujë.

Deputeti i PS-së, Ervin Salianji, shkruan se askush nuk ndihet i sigurt dhe se këto ngjarje tregojnë mungesën e çdo lloj frikë nga shteti.

Salianji thotë se qeveria është e paaftë të mbrojë jetën e qytetarëve dhe pronë  e tyre, madje e akuzon se i përdor këto element kriminal në zgjedhje.

“Për fat të keq gjendja e rendit publik degradon çdo ditë e më shumë!

Askush nuk ndihet i sigurt për familjen, biznesin, fëmijët. Vrasjet e tipit mafioz si ajo në mes të qytetit në Fier janë shtuar, tmerri i ngjarjes së Krujës vendos kujën për gjithçka i ka ndodhur familjes së një biznesmeni, tregon mungesë e çdo lloj frike nga shteti!

Qeveria i përdor këta llumra në zgjedhje dhe ata sot ndihen zotër të vendit që mund te prodhojnë gjithçka përtej imagjinatës!

Qeveria jo vetëm është e paaftë të mbrojë jetën, pronën dhe rendin por reagimet e saj janë të vobekta duke i kaluar ngjarjet si normalitet

Qeveria duhet te mbaje përgjegjësi, krahas pasigurisë social-ekonomike, shqiptaret sot nuk kanë as siguri publike!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy