Myshketa: IKMT ka kryer një seri shkeljesh, krijon precedent paligjshmërie. Përdoret për interesa personale të drejtuesve

Myshketa: IKMT ka kryer një seri shkeljesh, krijon precedent paligjshmërie. Përdoret për interesa personale të drejtuesve

Joni Myshketa, anëtar i Këshillit Bashkiak në Durrës tha përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se IKMT-ja ka kryer një seri shkeljesh të cilat janë evidentuar dhe nga raporte të ndryshme të cilat krijojnë një precedent paligjshmërie.

Sypas Myshketës, IKMT-ja përdoret për interesa personale të gjithë aparatit drejtues

Kemi raste të shumta kur IKMT, ka kryer një seri shkeljesh, deri në 150 shkelje. 35 prej këtyre shkeljeve janë me procesverbal konstatimi nga inspektorëve të ndërtimit. Nuk është vepruar brenda afatit 10 ditor në rastet e prishjeve dhe në rastet e gjobitjeve. Kjo krijon një precedent paligjshmërie. Flasim për zaptim të pronave publike dhe ndërtimeve për qëllim fitimi. Nuk flasim në rastet kur një person ka ndërtuar në truallin e tij një objekt banimi për t’u strehuar.

Kemi një disavantazh në tregun e lirë.

IKMT-ja i ka të gjithë mekanizmat ligjorë që të veprojë sipas ligjit. Pjesa tjetër është një mekanizëm politik që përdoret për interesa personale të gjithë aparatit drejtues nga kryetari e deri në fund.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy