I jep titullin "Mjeshtër i Madh", Presidenti Meta dekoron aktoren Elida Janushi

I jep titullin "Mjeshtër i Madh", Presidenti Meta dekoron aktoren Elida Janushi

Presidenti Ilir Meta i ka dhënë titullin “Mjeshtër i Madh” aktores së njohur Elida Janushi.

Meta e ka vlerësuar Elida Janushin si një ndër aktoret dhe figurat më të popullore për shqiptarët e njohur kryesisht me rolin e gruas së Jovan Bregut tek komedia “Pallati 176”.

“I lumtur të vlerësoj një artiste shumë të dashur për publikun, aktoren e mirënjohur të skenës dhe filmit shqiptar, Elida Janushi.

Falë talentit natyral dhe interpretimit të mrekullueshëm artistik, zërit potent e me shumë ngjyrë, galeria e dhjetëra roleve kryesore e të rëndësishme të interpretuara prej saj është e plotë dhe e larmishme.

Por, një nga figurat më të dashura dhe më popullore, që kanë mbetur të ngulitura në kujtesën e spektatorit shqiptar, është ajo e gruas së Jovan Bregut në komedinë ‘Pallati 176’.

Elida Janushi i përket një brezi të shquar artistësh të skenës dhe ekranit, të cilët shënuan një hop cilësor në interpretimin e roleve dhe figurave, në dramën dhe kinematografinë shqiptare.

Me mirënjohje për të gjithë kontributin e saj të vyer për artin dhe kinematografinë shqiptare dhe për realizimin e një sërë rolesh të spikatura, e nderova zonjën Elida Janushi me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’.” Shkruan Presidenti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy