Sterilizimi/ Shabani në komisionin hetimor: Shkelja e barazisë në tendera, një nga arsyet pse po hetohet Beqaj (VIDEO)

Sterilizimi/ Shabani në komisionin hetimor: Shkelja e barazisë në tendera, një nga arsyet pse po hetohet Beqaj (VIDEO)

Drejtuesi i Nismës Thurje Endri Shabani po dëshmon sot në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë në lidhje me koncesionin për sterilizimin, për të cilin po heton SPAK.

Shabani tha se nuk ka patur një konkurrim me oferta të hapura, dhe sipas informacioneve nga SPAK ish-ministri Beqaj po hetohet pikërisht për “shkelje të barazisë në tendera”.

 

Drupal Ad

 

 

 

"Ça është më e rëndësishme është si mund të pengojmë abuzimin me fondet që duhet të shkojnë për shëndetësinë. Në dhjetor të 2019-ës Nisma Thurje, atëkohë si një grupim i shoqërisë civile iu drejtua SPAK-ut për hetimin e kontratës konçesionare për sterilizimin. Arsyeja e dytë pse iu drejtuam SPAK-ut, ishte sepse sapo ishte mbyllur hetimi nga Prokuroria e Posaçme, për një çështje që ne kishim dyshim se kishte abuzim me fondet publike. Skema e privatizimit të shërbimeve publike, e para shmangte tenderimin publik, dhe i jepte për 10 vite një privati, dhe argumenti që ofrohej atëherë ishte që privati është më efiçent. Megjithëse konçesionari do investonte 12 milionë euro, ne po harxhonim 17 milionë euro. Ne si buxhet publik po harxhonim më shumë së sa do harxhonim po ta bënim vet se sa privati. Për ekspertizën, konçesionarët ishin rrobaqepës, një tjetër kishte kapital 1 mijë euro, apo ishte një kompani ndërmjetësimi. Të gjitha këto na bënin të besonim që ishin përballë një abuzimi. SPAK-u deri tani na ka dhënë të drejtë. Besoj kemi dhënë një kontribut publik duke sjellë ndëshkimin e atyre që kanë abuzuar me pushtetin që ne i kemi dhënë. Në ekipin që ka përgatitur padinë ka ekonomistë, juristë, edhe mjekë. Një prej tyre është mjeku Artan Koni, dhe të tjerë që s’kanë preferuar të nxjerrin emrin në publik. Afati i kontratës koncesionare ka qenë përtej qeverisë, në 10 vjet. Shqetësimi tjetër ishte që shumë shërbime të tjera spitalore prokurohen çdo vit. Ne s’kemi as në atë kohë as sot një studim fizibiliteti. E dyta do duhej të kishte një konkurrim me oferta të hapura, çka besoj me sa informacione kemi nga SPAK-u, mund të jetë një nga arsyet pse ish-ministri i Shëndetësisë po hetohet për shkelje të barazisë në tendera”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy