“Ka qenë një komunizëm bastard”, Pango: Në 45 vjet kemi ngrënë një "knockdown", jemi ende të trullosur!

“Ka qenë një komunizëm bastard”, Pango: Në 45 vjet kemi ngrënë një "knockdown", jemi ende të trullosur!

Ndërsa iu kërkua të bëjë një “portret” psikologjik të shoqërisë shqiptare, profesori i shkencave psikologjike Ylli Pango tha në emisionin "Arnautistan" se nga një anë ka shushatje dhe budallallëk, dhe nga ana tjetër narcizëm kolektiv dhe komplekse inferioriteti ndaj të huajve.

Pango tha se në 45 vite komunizëm pësuam një “knockdown” si shoqëri, nga i cili jemi ende të trullosur ose në gjendje haluçinante.

Ndryshe nga shoqëria e Kosovës, ne nuk e patëm dramën goditje të menjëhershme. Ne e hëngrëm karremin gradualisht. Filluam në një periudhë varfërie të jashtëzakonshme, pastaj kaluam në diktaturë, ku në 45 vjet u injektuan nënshtrimi, shushatja, izolimi, mosnjohja e botës, sa edhe sot vazhdon të ketë megalomanë, njerëz në delir, që flasin për madhështinë, për aftësitë tona të jashtëzakonshme, gjuhën tonë si gjuhë e parë. Njëri krah është i shushatjes, ose budallallkëut. Ka pastaj lloje të tjera pa fund, ka narcisizëm kolektiv të paparë, komplekse inferioriteti ndaj të huajve. Ne kemi ngrënë një knockdown të jashtëzakonshëm në 45 vjet dhe jemi akoma të trullosur, të përgjumur, dhe një pjesë e mirë e shoqërisë janë në gjendje haluçinante.

Vetëm kompleksi i të qenit me biografi të keqe, ka krijuar një kompleks që e kam krahasuar me turbekulozin. Njerëzit ndiheshin të prekur. E kujton si thoshin, është i prekur në biografi. Ky kompleks të shoqëron me vite të tëra, mos më dënojnë, mos më syrgjynosur. Ka qenë një traumë kolektive, që njerëzit që s’e kanë jetuar atë periudhë e kujtojnë me një lloj indiference.

Ka qenë një komunizëm bastard, primitiv, anadollak. Një miks mes njerëzve që edhe me komunizmin teorik shkencor s’kishin asgjë të përbashkët”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy