Nga mesazhi për BE-në te bumi i ndërtimeve/ Tomorri: Dy hipotezat pse bëhet tani amnistia fiskale

Nga mesazhi për BE-në te bumi i ndërtimeve/ Tomorri: Dy hipotezat pse bëhet tani amnistia fiskale

Gazetari Klodian Tomorri ngriti në emisionin “Arnautistan” dy hipoteza përse bëhet pikërisht tani amnistia fiskale në Shqipëri. Sipas tij një hipotezë mund të jetë një mesazh i qeverisë Shqiptare për Bruskelin. Ndërsa hipoteza e dytë lidhet me bumin e ndërtimeve në vendin tonë, që është vështirë i justifikueshëm ne nivelin ekonomik.

Janë shumë pak shqiptarë që do justifikonin çdo qindarkë të tyre. Nuk besoj se do vijë ndonjëherë çekani i ligjit të ky kontingjent. Po flasim për legalizimin e shumave të mëdha. Qeveritë s’bëjnë asnjëherë asgjë rastësisht. Pyetja që shtrohet, është pse tani? Përgjigjja zyrtare është emigrantët. Janë disa koincidenca të forta, drafti i amnistisë u publikua 2-3 orë pasi Shqipëria mori ‘Jo’-në për hapjen e negociatave. Në Parlament është tërhequr dy orë para votimit pas presionit nga jashtë. S’besoj që një shoqëri normale do amnistonte pasuri që vijnë nga veprimtari kriminale. Është jashtë vlerave të BE, do krijonte precedentë. Dalja e draftit mund të ketë qenë edhe mesazh i qeverisë, ti po më sorollat, unë do shoh drejtimin tim. Hipoteza e dytë, ne kemi parë në dekadën e fundit një bum ndërtimesh që është vështirë i justifikueshëm me nivelin ekonomik të vendit, dhe ndoshta paligjshmëria është aq e madhe, sa që duhet një moment zero, që ata që kanë blerë këto pasuri të jetojnë të qetë dhe mos jenë nën frikë se një ditë do vijë ligji. Në vende me nivel të lartë korrupsioni këto amnisti janë të rrezikshme, e fusin shtetin në qerthull negativ, ku nuk përfiton askush, përveç atyre që amnistohen. Ti mendon se pasi të bëhet amnistia, mjeku s’do marrë ryshfet, polici, prokurori s’do marrë më para. Po u hap njëherë diga, njerëzit krijojnë pritshmëri se do të hapet sërish”.

Tomorri tha se në total në Shqipëri janë “rreth 7 miliardë që qarkullojnë jashtë sistemit bankar, një pjesë janë të fshehura poshtë dyshekëve dhe poshtë jastëkëve”.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy