Gjuriç: Nuk ka negociata me Kosovën pa u zbardhur vrasja e Ivanoviçit

Gjuriç: Nuk ka negociata me Kosovën pa u zbardhur vrasja e Ivanoviçit

Vrasja e liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviç, mëngjesin e djeshëm në Mitrovicë, ka bërë që të ndërpritet takimi i radhës në kuadër të bisedimeve Prishtinë-Beograd.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, thotë se dialogu nuk mund të rifillojë deri në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviçit.

Ai ka kërkuar që autoritetet e Kosovës të gjejnë autorët e vrasjes, e cila sipas tij nuk mund të jetë kryer nga një serb.

 “Informacionet që i kemi marrë deri tani tregojnë për një organizatë të madhe të mirë organizuar. Çdo minutë jemi duke pranuar informacione të reja, dhe çdo herë e më shumë jam i bindur se vrasësi nuk është nga vendi ynë dhe sigurisht nuk është as ndonjë serb nga Kosova. Nuk po i lusim, por kërkojmë nga organet e sigurisë në Kosovë t’i gjejnë autorët dhe t’i vënë para drejtësisë”, ka thënë ai për mediat serbe.

Oliver Ivanoviç u vra dje me 6 plumba teksa shkonte në zyrën e tij. Policia zbuloi se për kimin ishte përdorur një pistoletë “Zastava”, prodhim serb. Ivanoviç është qëlluar nga një makinë në lëvizje, e cila më pas dyshohet se është gjetur e djegur në një fshat jo shumë larg vendit ku ndodhi krimi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy