Forcat ukrainase kapën qindra të burgosur rusë në Kursk, të cilët më vonë do të shkëmbehen me robër lufte ukrainas të mbajtur nga Rusia.
Kështu tha për BBC Yuriy Sak, këshilltar i lartë i qeverisë së Kievit.
Sak shpjegoi se një nga objektivat taktike të këtij operacioni është neutralizimi i fushave ajrore në rajonin e Kurskut, të cilat janë përdorur për të kryer mbi 2000 sulme në territorin ukrainas vetëm këtë verë.
"Ne nuk kemi qenë shumë të qartë në lidhje me fazat përgatitore dhe kjo na ka dhënë elementin e befasisë", tha Sak.



