Teksa votat në Amerikë numërohen Joe Biden, kandidati për president kundër Donald Trump, thotë se fitorja është e tij. Biden, që ndryshe nga Trump nuk bën akuza për vjedhje votash, deklaron se ka marrë më shumë se 50% të votave popullore, ndërkohë që shton se në krahasim me zgjedhjet e 2016 janë fituar tre shtete më shumë.
Në facebook ai shkruan:
Kam marrë më shumë vota se çdo kandidat tjetër në histori.
Morëm më shumë se 50 % të votës popullore.
Fituam 3 shtete më shumë se sa në 2016.
Shënuam rritje në Wiscosins, Pensilvani dhe Michigan më shumë se sa Trump në 2016.
Fitore.



