Korrespondenti i "Mediaset" në Bruksel, Leonardo Paneta, në një komunikim të drejtpërdrejtë me edicionin e lajmeve në MCN TV zbuloi disa nga sanksionet e Këshillit Evropian ndaj Rusisë dhe Vladimir Putinit.
Paneta bën me dije se sanksionet godasin industrinë ruse dhe sektorin bankar, si dhe njerëz pranë Putinit, ndërsa nuk parashikohen sanksione për gazin.
Sanksionet janë kryesisht të karakterit ekonomik. Industria ruse në mënyrë të veçantë do të dëmtohet, ka sanksione të tjera për bankat dhe personat që janë afër me Putinin dhe qeverinë ruse. Dua të shtoj që nuk ka sanksione për gazin. Rusia mund të vazhdojë të eksportojë gaz pavarësisht se Gjermania dhe Italia e ka kundërshtuar këtë”, u shpreh ai.
Në lidhje me Bjellorusinë ka një diskutim tjetër sepse është aktualisht objekt i sanksioneve. Në muajit e fundit nga Bjellorusia kanë ardhur muajit e fundit shumë emigrantë. SHBA-të kanë theksuar që vëmendja të theksohet te Rusia”, tha Paneta.



