
Milani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, siç ishte ajo ndaj Lazios.
Kuqezinjtë triumfuan me përmbysje 1-2, në një ndeshje ku e panë veten në disavantazh që në minutën e 4-t, kur Immobile kaloi në avantazh vendasit.
Në të dytën, kuqezinjtë përmbysën gjithçka falë golave të Giroud në minutën e 50-të dhe Tonali në frymën e fundit.
Me këtë fitore, Milani mbetet në krye të renditjes me 74 pikë, 2 më shumë se Interi që ka një ndeshje më shumë për të luajtur.



