10 persona të plagosur nga shpërthimi në një supermarket në Rusi, dyshohet për sulm terrorist (VIDEO)

10 persona të plagosur nga shpërthimi në një supermarket në Rusi, dyshohet për sulm terrorist (VIDEO)

Të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthimi në një supermarket në Shën Petersburg në Rusi, ndërsa dhjetëra të tjerë janë evakuuar.

Sipas raporteve të mediave të huaja nga shpërthimi i 200 gr eksploziv 4 persona janë në gjendje të rëndë dhe janë shtruar në spital, ndërsa 6 të tjerët kanë marrë plagë të lehta. 

"Russia Today" raporton se policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bën të mundur evakuimin e banorëve në ndërtesat pranë supermarketit.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 18:30 në një supermarket në shëtitoren Kondratiev në Shën Petërburg. Mediat lokale bëjnë me dije se shpërthimi ndodhi në një moment kur dyqani ishte i mbushur me njerëz që po bëjnë përgatitjet për Vitin e Ri.

Një zyrtar nga Ministria e Emergjencave tha për agjencinë e lajmeve ruse TASS, se evakuimi i njerëzve është bërë i plotë dhe se po punohet për gjetjen e shkaqeve të shpërthimit.

Autoritetet deklarojnë se ngjarja po konsiderohet si një sulm i mundshëm terrorist në përojekje për të ekzekutuar një vrasje masive. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy