Softa: Mosbindja civile nuk mund të jetë me orar, protesta e djeshme si provë që po shkohet drejt saj (VIDEO)

Softa: Mosbindja civile nuk mund të jetë me orar, protesta e djeshme si provë që po shkohet drejt saj (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa në një lidhje skype me ‘MCN Live’ ka komentuar mosbindjen e djeshme civile të opozitës duke u ndalur kryesisht te bllokimi i rrugëve prej tyre për të cilin u shpreh se policia e kishte paralajmëruar atë si vepër penale.

Ai tha se filmimet janë përdorur për dokumentim dhe se pas përfundimit të protestës është parë dhe shoqërimi i personave në komisariatet ku deputetët janë në vijën e parë, të cilët e nisën këtë mosbindje brenda parlamentit, jashtë tij, në PE dhe në rrugët e qytetit.

Sipas tij mosbindje civile do të thotë që qytetarët të mos i binden institucioneve dhe se ajo nuk mund të jetë me orar.

Gjatë protestës së djeshme të opozitës policia ka qenë në pozicion pritje por ajo paralajmëroi dhe më herët se zënia e rrugës është vepër penale dhe kujtoi se çdo zënie rruge do përballet me vepër penale. Filmimi është dokumentim dhe ajo është munduar të filmojë personat që prishin rendin dhe sigurinë për të kryer më pas shoqërimin e tyre në komisariate dhe këtë pamë se pas përfundimit të protestës ka pasur dhe zonja të shoqëruara.

Qëndrimi i tyre është i limituar, por do jetë procedimi për atë që ata aludojnë si bllokimi i rrugëve dhe prishja e rendit dhe sigurisë. Gjithmonë deputetët janë në vijën e parë, si në parlament, pastaj kjo protestë ka dalë jashtë parlamentit ku ishte përplasja me policinë, pastaj kemi daljen e deputetëve para parlamentit evropian pastaj kemi daljen e parë në qytet dhe kjo e fundit që ata e quajnë mosbindje civile, por që në fakt lë vend për diskutim.

Më tej ai sqaroi se mosbindja civile është një formë e luftës politike dhe qytetarët ngrihen kur shohin se kemi kapje të institucioneve dhe mosfunksionim të tyre, teksa theksoi se protesta e djeshme ishte një provë për të shkuar drejt një mosbindje.

Kur kemi mosbindje civile do të thotë që qytetarët të mos i binden institucioneve. Ndërsa a ka elementë të saj dhe ka të drejtë opozita ta bëjë këtë, mund të them se mosbindja civile nuk mund të jetë me orar, normalisht nëse themi se po bëjmë mosbindje civile dhe parashikojnë 6 zona atëherë kjo nuk është e tillë, por një protestë që mund të merret si një provë që po shkojmë drejt saj.

Pra qeveria teknike s’do të thotë ikja e një kryeministri dhe ardhja e një tjetri, por duhet një staf teknik deri në zgjedhje. Çdo qytetar ndjehet opozitar për shumë probleme, por problemi është te opozita çfarë aksionesh ajo ka ndërmarrë për të marrë besimin e tyre. Ne jemi 6 muaj para zgjedhjeve, ata duhet të kishin menduar një vit më parë, mosbindja civile s’mund të bëhet me një grup deputetësh në krye dhe të flasim me atë gjuhë. Është koha për të reflektuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy