Bilardo/ Baku: Euforia ka qenë përherë armik i Kombëtares. Këtë radhë jemi afër kualifikimit, të jemi me ‘këmbë në tokë’

Bilardo/ Baku: Euforia ka qenë përherë armik i Kombëtares. Këtë radhë jemi afër kualifikimit, të jemi me ‘këmbë në tokë’

I ftuar në emisionin “Bilardo” , gazetari shumëvjeçar i sportit Ervin Baku, ndau opinionin e tij lidhur me sukseset dhe dështimet e Kombëtares shqiptare ne futboll, ndër vite. Sipas Bakut, Kombëtarja shpesh ka qenë afër kualifikimeve në historinë e saj, por është mundur nga “euforia” që i karakterizon shqiptarët. Gazetari Baku shpreh bindjen se duhet të jemi më në ‘këmbë në tokë’, pasi ketë radhë nuk ka më ‘gjyq për trepikshin’ siç ishte rasti në Beograd. "Në vitin 1984 Kombëtarja me Bedri Omurin, Sulë Demollarin, me Agustin Kolën, doli 2:2 në Poloni, dhe pastaj mundi këtu Belgjikën e cila dy vjet më vonë u shpall e treta dhe ne ishim shumë hapur. Por ngaqë ne fluturojmë me ashtu..me ashtu..euforik, kështu që unë urojë që edhe këtë herë, euforia ka qenë armik i madh i shqiptarëve, kështu që edhe këtë herë ti the jemi shumë afër, unë uroj që të jemi shumë afër dhe të jemi me këmbë në tokë, se këtë herë nuk ka më gjyq në Beograd me tre pikë, kaq".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy