Kryeministrja Theresa May ka humbur shumicën parlamentare në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën dje në Britaninë e Madhe. Pavarësisht se nuk janë shpallur ende rezultatet zyrtare, shifrat flasin për domosdoshmërinë e një aleance për të qeverisur vendin.
Rivalët e kryeministres May, laburistët, i kanë kërkuar asaj të largohet, për t’u lënë rrugën të lirë për formimin e qeverisë së re. por, edhe pse e kritikuar gjerësisht për faktin se e çoi vendin në zgjedhje të parakohshme pa ndonjë arsye të fortë, May duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet.
Vota e djeshme e britanikëve tregoi se May ka humbur terren, ndërsa laburistët e Jeremy Corbin janë rritur. Partia e May-t është tkurrur nga 330 vende në 318, ndërsa laburistët janë rritur nga 232 në 262. / Daily Mail / G.S . /



