Trump përshëndet misionin në Siri: Një sulm i ekzekutuar në mënyrë të përkryer

Trump përshëndet misionin në Siri: Një sulm i ekzekutuar në mënyrë të përkryer

Presidenti i Amerikës Donald Tump ka vlerësuar sulmet ajrore ndaj regjimit sirian të kryera në bashkëpunim me Britaninë e Madhe dhe Francën. 

Me anë të një postimi në "Twitter", Trump e konsideroi sulmin të përfunduar me sukses. Ai falenderoi Francën dhe Britaninë e Madhe për përfshirjen e tyre në sulmet ajrore.

Trump e konsideron një mision të përfunduar. 

"Një sulmi ekzekutuar në mënyrë të përsosur mbrëmë. Falenderoj Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar mençurinë dhe fuqinë e ushtrisë së tyre të shkëlqyer. Nuk mund të kishte pasur një rezultat më të mirë. Misioni u realizua!", shkruan Trump.

"Pra krenar për ushtrinë tonë të shkëlqyer", duke thënë se pas financimit shtesë do të ishte "më e mira që vendi ynë ka pasur ndonjëherë".

Një pjesë e madhe e arsenalit kimik të regjimit sirian u shkatërrua gjatë sulmeve të bashkërenduara nga Amerika, Britania e Madhe dhe Franca në objektet e njohura për t'u përdorur në prodhimin e armëve vdekjeprurëse.

Forcat amerikane, britanike dhe franceze filluan sulmet ajrore në dy ambjente të armëve kimike dhe një depo ushtarake në Siri të premten mbrëma, në hakmarrje pas një sulmi kimik që la 75 civilë të vdekur javën e kaluar. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy