16 vite nga tragjedia e Gërdecit me 26 të vdekur

16 vite nga tragjedia e Gërdecit me 26 të vdekur

16 vite më parë, përkatësisht më 15 mars të vitit 2008 Tirana do të lëkundej nga një shpërthim i fuqishëm i ndodhur vetëm pak kilometra larg, në fshatin Gërdec.

Magazina e kthyer në fabrikë për demontimin e armëve shpërtheu, duke u marrë jetën të paktën 26 personave, ndërsa qindra të tjerë mbeten të plagosur.

Shumë shtëpi u shkatërruan totalisht dhe shpërthimi krijoi një krater të madh.

Sot, 16 vite pas ngjarjes askush nuk është dënuar për jetët e marra.

Ky shpërthim i mori jetën 26 njerëzve të pafajshëm, mes të cilëve gra dhe fëmijë të mitur, ndërkohë u plagosën mbi 300 të tjerë.

Ndonëse kanë kaluar 16 vite familjarët e viktimave ende kanë shpresë se drejtësia e re, se SPAK do të çojë pas hekurave përgjegjësit e kësaj tragjedie.

SPAK ka hapur çështjen dhe ka nisur hetimet për akuza të rënda “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “pastrim parash”. Një sërë provash bëjnë përgjegjës  Fatmir Mediun, i cili aso kohe ishte ministër i Mbrojtjes.

Prokuroria Speciale dërgoi në gjyq të ish-ministrin i cili akuzohet për dy akuza të lidhura me “Shpërdorimin e detyrës” kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy