Policia e Kosovës ka gjetur sërish armatim në një hotel Banjskë të Zveçanit.
Dyshohet se armatimi ka qenë aty që prej sulmit ndaj Policisë së Kosovës, një vit më parë.
“Sot gjatë ditës kemi zhvilluar një kontroll shtesë në Hotelin Rajska Banja dhe kemi gjetë 2 jelek antiplumb, AK-47, 8 Karikator me fishekë dhe disa pajisje të tjera ushtarake. Besohet se këto prova materiale kanë qenë aty që nga rasti i Banjskës”, ka thënë të premten për “Kohën” zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Kujtojmë që bëhet fjalë për një hotel të hapur nga Marko Gjuriç, tani ministër i Jashtëm i Serbisë, ku është gjetur vazhdimisht armatim.



