‘Festa e lakrorit’ në Korçë mbledh qindra vizitorë dhe turistë të huaj në fshatin Polenë (VIDEO)

‘Festa e lakrorit’ në Korçë mbledh qindra vizitorë dhe turistë të huaj në fshatin Polenë (VIDEO)

Lakrori me dy petë i pjekur në saç, një prej gatimeve më të veçanta të zonës së Korçës, për të 16-in vit radhazi është ofruar për të apasionuarit e kulinarisë përmes “Festës së lakrorit”.

Mbrëmja e së shtunës mblodhi në fshatin Polenë të Korçës me qindra qytetarë korçarë e jo vetëm por dhe vizitorë nga qytete të tjera si edhe turistë të huaj nga Spanja, Gjermania, Greqia, etj në këtë festë.

Për mbi 4 orë, amvisat polenake përgatitën një prej gatimeve tradicionale korçare, duke u dhënë atyre mundësinë që jo vetëm ta shijojnë, por edhe ta shohin nga afër mënyrën e veçantë të përgatitjes së lakrorit në saç.

 Qindra lakrorë u gatuan dhe u poqën me kujdes dhe më pas u tregtuan për të gjithë ata që kishin vendosur të shijonin një “copëz” Korçe.

E pikërisht procesi i pjekjes në saç është ajo që bën diferencën e shijes së këtij lakrori pohojnë amvisat të cilat shtojnë se gjithçka përgatitet me produkte të zonës, të prodhuara nga vetë ata.

Festa e lakrorit erdhi si një ndërthurje e shijes së lakrorit të gatuar në çast, një panairi ushqimesh tradicionale të fshatit Polenë dhe të Korçës, por edhe argëtim, teksa mes tavolinave dhe shijimit të lakrorit nuk mungoi as muzika, përbërësi kryesor i çdo feste.

E kthyer tashmë në një traditë të përvitshme, "Festa e Lakrorit" e kthen Korçën në epiqendrën e festimeve të verës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy