Grupi i Rithemelimit shkon në PD, ultimatum Bashës: Liro ambientet deri më 5 janar

Grupi i Rithemelimit shkon në PD, ultimatum Bashës: Liro ambientet deri më 5 janar

Komisioni i Rithemelimit të PD mesditën e sotme ka mbërritur sërish në selinë e PD, por pa pjesëmarrjen e ish-kryeministri Sali Berisha.

 Belind Këlliçi një nga anëtarët e komisionit, ka lexuar letrën ku Lulzim Basha informohej si deputet për shkarkimin e tij nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe i kërkohet të lirojë zyrën e kryetarit, si dhe të bëjë dorëzimet tek Komisioni deri më 5 janar.

 ‘Letra depozitohet sot zyrtarisht në seli dhe trupës diplomatike në Shqipëri. Kuvendi Kombëtar shkarkoi Bashën, u ratifikua me referendum. Shkarkimi i Lulzim Bashës si kryetar do i njoftohet dhe ambasadorëve. Liro ambientet deri në datën 5 janar. Refuzimi i vullnetit të demokratëve do të detyrojë anëtarësinë të shndërrohet në përmbaruesin politik të vullnetit të saj” tha Belind Këlliçi.
 

Letra e lexuar nga Belind Këlliçi me rezultatet e referendumit, do i dërgohet me postë Lulzim Bashës. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy