Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, nuk do duhet të organizojë më tenderë për nevojat e aktivitetit të saj. AKSHI nuk do të kryejë më prokurime dhe të lidhë kontrata për mirëmbajtjen e platformave dhe sistemeve digjitale të vendit, duke ia transferuar këto detyra një shoqërie TIK, ku shteti zotëron të paktën 51 për qind të aksioneve.
Gent Strazimiri, deputet i PD-së tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se kjo nismë është një tallje me opinionin publik.
Duke vijuar, Strazimiri tha se kjo nismë është një mënyrë që AKSHI-n ta ketë sërish në dorë Ergys Agasi.
Është një tallje me opinionin publik, është kulmi i një skandali që ka përshirë qeverinë se AKSHI është i varur nga Kryeministri, nuk ka mekanizëm tjetër kontrolli. Nëse bëhet fjalë për grup të strukturuar kriminal në krye të tij është kryeministri i vendit.
U tha në Komisionin e Ligjeve, nuk e kundërshtoi njeri, as nga qeveria. Kanë gjetur një izraelit të interesuar për këtë punë. Paska dalë emri i tij. Siç ndryshim tjetër ligjor dhe ky është një ndryshim klientelist. Është një mënyrë për ta pasur sërish në dorë Gysi AKSHI-n siç e kishte. Kur e merrte një tender që ishte 2 milionë euro, e bënte 4 milionë euro.
Po ashtu deputeti tha se Rama e di mirë kush është Ergys Agasi pasi ka bashkëpunuar me të.
Rama e di mirë kush është Agasi, ka bashkëpunuar.
SPAK duhet t’i vendosë prangat Edi Ramës për pengim të drejtësisë dhe për shpërdorim detyre.
Ergysi do të vazhdojë t’i përcaktojë tenderat ashtu siç përcakton votën e qytetarëve të Durrësit. Ashtu siç zhduk brenda natës një koleksion vere, 1.5 milionë euro, megjithëse e ruan policia.



