Teliti: Nga sot mbledhjet e grupit do bëhen në selinë e PD, mesazh bashkimi

Teliti: Nga sot mbledhjet e grupit do bëhen në selinë e PD, mesazh bashkimi

Eksperti i ekonomisë pranë Partisë Demokratike, Dorian Teliti thotë se ditën e sotme pas dy vitesh mbahet mbledhja e parë e grupit parlamentar të PD-së së bashkuar në seli, ku Gazment Bardhi dhe deputetët që e ndjekin do të jenë në selinë qendrore.

Duke folur për MCN Live ai deklaroi se nga sot e tutje mbledhjet e grupit do të bëhen në selinë e Partisë Demokratike, gjë që është mesazh për elektoratin që PD hedh pas debatin e brendshëm.

Të bashkuar do jemi dhe si forcë opozitare do të jemi në lartësinë e detyrës për t’i ofruar popullit shqiptar alternativën më të mirë të mundshme.

Mbledhja në orën 15.00 në selinë qendrore të PD e grupit parlamentar të unifikuar tashmë është një nga sinjalet kryesore që i jepet qytetarëve, elektoratit dhe aktorëve të tregut se PD është e bashkuar kundër keqqeverisjes, për të larguar qeverinë dhe për të prezantuar më tej platformën tonë.

Duhet të jemi gati për të qenë alternativa më e mirë e besueshme, për të marrë besimin e elektoratit.

Se kush është kryetari i Partisë Demokratike, demokratët e kanë vendosur me votën e tyre.

Sa më shumë kohë humbasim, është një kohë e humbur, minuta, orë dhe kohë e humbur.

Mbledhja e sotme e grupit parlamentar është një hap i madh për demokratët dhe qytetarët, që situatë që kemi pasur dy vjet e gjysmë, tashmë e hedhim pas krahëve dhe ne jemi të unifikuar, edhe pse kemi ndryshime në ide.

Beteja jonë kryesore nuk është brenda vetes, por Edi Rama dhe PS. Qytetarët kanë dy vjet që e kërkojnë këtë gjë, kur do bashkohemi.

Besoj që pas mbledhjes së sotme do jepet mesazhi i bashkimit, për t’iu dhënë shqiptarëve një mesazh më të mirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy