Asambleja e OKB miraton rezolutën për anëtarësimin e Palestinës. Izraeli: Dhuratë për Hamasin

Asambleja e OKB miraton rezolutën për anëtarësimin e Palestinës. Izraeli: Dhuratë për Hamasin

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi të premten një rezolutë e cila e njeh Palestinën si të kualifikuar për t’u bërë anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe rekomandon që Këshilli i Sigurimit “të rishqyrtojë çështjen në mënyrë të favorshme”.

Votimi nga Asambleja e Përgjithshme prej 193 anëtarësh ishte një anketë globale e mbështetjes për ofertën palestineze për t’u bërë anëtare e plotë e OKB-së, një lëvizje e cila do të njihte efektivisht një shtet palestinez, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën veton në Këshillin e Sigurimit të OKB muajin e kaluar.

Rezoluta mori 143 vota pro, 9 kundër dhe 25 abstenime.

Rezoluta e miratuar i jep Palestinës një zgjatje të të drejtave të pjesëmarrjes në seancat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila e kishte njohur si një shtet vëzhgues joanëtar në vitin 2012, pavarësisht rezistencës nga SHBA.

Anëtarësimi i plotë i shtetit palestinez në OKB është një dhuratë për Hamasin, Hitlerin e shekullit të 21-të.

Ishte ky komenti i bërë pas votimit nga ambasadorit izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, i cili më parë në shenjë proteste copëtoi kartën e OKB-së me një grirëse letre.

Në fjalimin e tij ambasadori tha se nëse pas Luftës së Dytë Botërore “forcat e së mirës” ishin bashkuar, tani OKB po përgatitet “të nxisë krijimin e një shteti terrorist palestinez të udhëhequr nga Hitleri i shekullit të 21-të”.

Sipas tij, Autoriteti Palestinez nuk e kontrollon as territorin e vet dhe se është Hamasi ai që kontrollon Gazën dhe po përgatitet ta shkatërrojë, nëse mbahen zgjedhje të reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy