Bino: Përgjigjet e testeve për 72 orë, nuk ka më ritestime

Bino: Përgjigjet e testeve për 72 orë, nuk ka më ritestime

Në mbledhjen e Komitetit të Ekspertëve ka folur gjithashtu edhe Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino e cila është shprehur se do të rritet numri i testimeve si dhe marrja e përgjigjeve pas kryerjes së testit do të jetë në harkun kohor 24-72 orë pas kryerjes së tamponit.

Një tjetër masë, e cila do të ndihmojë në nxjerrjen sa më shpejt të përgjigjeve, është edhe ritestimi i të infektuarve me Covid i cili nuk do të bëhet më.

Sipas Komitetit të Ekspertëve, pas 14 ditëve virusi humbet trasmetueshmërinë.

Ne synojmë të kemi përgjigjet brenda 24-72 orëve dhe ky do të jetë standardi ynë nga dita e sotme. Do arrijmë që minimumi të testohet 1% e popullatës në muaj. Është tepër e rëndësishme edhe marrja e përgjigjeve. Nuk mund të bëj parashikohe, por e rëndësishme është të matet impakti i këtyre masave. Përgjegjshmëria me parandalimin e Covid-19 është jo vetëm shtetërore, por edhe individuale”, u shpreh Bino.

Ndër të tjera, Bino ka deklaruar se do të hiqen ritestimet, pasi personat e infektuar pas 14 ditësh nuk mund të infektojnë të tjerë.

"Kemi hequr ritestimet, pas ditës së 14 nuk ka më aftësi transmetueshmërie virusi. Duam të fusim testin e shpejtë që kap antigjenin, pra, identifikon virusin. Kjo do sjellë ulje të kohës, maksimumi i daljes së këtij testi është 40 minuta. Kryhet edhe pranë mjekut të familjes, rriten kapacitetet e testimit”, ka deklaruar Bino.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy