
Gazetari Ferdinand Dervishi e sheh shumë të lidhur me kriminë politikën e të gjithë ngjyrave. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, Dervishi tha se aleanca me të fortët është kthyer në traditë në Shqipëri, që prej vitit 1996, kur e përdori për herë të parë PD-ja.
Ne jemi në këtë derexhe, sepse ngjarjet po shkojnë drejt shtimit, bëhet fjalë për përdorimin nga politika të grupeve të të fortëve. Grupet kriminale për herë të parë janëpërdorur në vitin 1996, kur PD pa që nuk i fitonte dot zgjedhjet, përdori të fortët. Që nga ajo kohë është bërë një garë e madhe se kush i merr të fortët pas vetes. Ata merren për të bërë rolin e xhandarit nëpër pikat ku votohet. Përdoren edhe për të hedhur edhe 10 vota njëherësh. Të fortët shkojnë atje ku është pushteti. Por edhe ndahen. Më së shumti shkojnë ku është pushteti dhe ku besojnë se do të ketë ndryshim. Tani nëse PD dhe PS kanë të fortët e tyre, LSI është e detyruar të futet me të njëjtat rregulla loje (emrat e partive mund edhe t’i ndërroni). Kështu funksionon loja. Rreziku më i madh është se ndryshon vullnetin e popullit në zgjedhje.



