Non grata në SHBA, Papa: Ka edhe të tjerë në listë dhe në Shqipëri e dinë mirë

Non grata në SHBA, Papa: Ka edhe të tjerë në listë dhe në Shqipëri e dinë mirë

Përfshirja në listën non grata e ish-deputetit Aqif Rakipi është një sinjal për kryeministrin Rama. Por përtej dy emrave nga Shqipëria që u bënë dje pjesë e kësaj liste të bërë publike nga Departamenti i Thesarit në SHBA, ka edhe emra të tjerë. Në një intervistë me Skype, gazetari Robert Papa tha se politikanët që mund t’i shtohen së shpejti zyrtarisht kësaj liste e kanë marrë prej kohësh sinjalin përmes refuzimit të vizës për në SHBA.   

Nuk kam dyshimin më të vogël që në departamentin e thesarit askush nuk e njeh Aqifin apo Pasmaçiun. Informacioni vjen nga Shqipëria. Biden ka prioritet korrupsionin. Goditja kryesore është Bonje-Hercegovina. Që ka korrupsion në Ballkanin Perëndimor, kjo nuk diskutohet.

Ndryshimi mes DASH dhe Thesarit është i madh. Në këtë rast ngrihen fondet monetare të dikujt që mund të ketë qenë pjesë e krimit të organizuar. A janë sinjale? Po. Sinjalet janë për Ramën, me Qifen.

Burimet janë nga Yuri Kim dhe ambasadorë të mëparshëm. Janë edhe politikanë të tjerë, padyshim.

Duket që ata e kanë një listë. Kur bëjmë pyetje, na japin përgjigje diplomatike. I kanë me shkallë. Nuk duan që në Ballkan të ketë ndikim, hyrje ruse dhe kineze. Në një krizë të madhe në Ukrainë, ne duhet të jemi mirënjohës që dërgojnë sinjale për korrupsionin. Që ka të tjerë në listë, nuk diskutohet. Ata në Shqipëri e dinë mirë, sepse shkojnë të marrin vizë dhe u refuzohet. Listat janë gati.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy