Kurti: Veprimet tona, të ligjshme për një shtet sovran. Ndërkombëtarët të ndalin ndihmën për Serbinë

Kurti: Veprimet tona, të ligjshme për një shtet sovran. Ndërkombëtarët të ndalin ndihmën për Serbinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ka bërë sot thirrje ndërkombëtarëve që të ndalin ndihmën për Beogradin dhe të sanksionohen ata që janë në listën e zezë të SHBA-se. Duke folur në Këshillin e Përgjithshëm të “Vetëvendosjes” Kurti theksoi se duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë në perimetrin 5 kilometra rreth kufirit me Serbinë. Ai shtoi presidenti serb ka për qëllim ta dëmtojë tërësinë territoriale të Kosovës.

Andaj edhe Perëndimit i bëjmë thirrje që Serbisë t’i kushtëzohen benefitet aktuale jo vetëm ato të ardhshme nga BE, Amerika e Mbretëria e Bashkuar. Duhet të sanksionohen ata që bashkëpunojnë me personat qe ndodhen në listë të zezë në Ballkan. Kjo lista e zezë me emrat e kriminelëve duhet të japë rezultate. Meqë Serbia disa herë e ka afruar ushtrinë afër kufirit, duhet rikthyer zona tokësorë e sigurisë në perimetrin 5 km rreth kufirit të Serbisë. Këtë po e keqpërdor regjimi i Aleksandër Vuçiçit që po sjell artileri përbrenda këtij rripi 5 km”.

Kurti u shpreh se veprimet e qeverisë janë të ligjshme për një shtet sovran, ndonëse janë konsideruar si të njëanshme.

Ata që ankohen për veprimet tona unilaterale janë duke u ankuar pse e kemi shpallur pavarësinë. Sundimi i ligjit për shtetin sovran është sikurse frymëmarrja. Frymëmarrja është e njëanshme, përveç te ndihma e parë ndoshta. Por Kosova mund të ketë pasur nevoje për ndihmë të parë në pranverën e 1999, por është shtet sovran i pavarur. Sulmet që na bëjnë janë dëshmi e suksesit tonë. Përpjekja e tyre për një makinë kohore qe i kthen para vitit 1999, para 2008, a para 2021 është shprehje e karakterit revizionist të regjimit në Serbi dhe kjo gjen mbështetje te kushtetuta agresive e Serbisë. Ajo duhet të ndryshojë. Të gjitha angazhimet tona nuk janë të bazuara thjesht në vullnet të popullit e në ligj por edhe në vlerat demokratike”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy