Basha nga Tepelena: Mos ia hapni derën të keqes për herë të tretë, votoni ndryshimin

Basha nga Tepelena: Mos ia hapni derën të keqes për herë të tretë, votoni ndryshimin

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë në Tepelenë në mesditë, ku premtoi se do të jetë kryeministri i të gjithë shqiptarëve pa dallime politike. Basha tha se plani i punës i PD do bëjë të mundur zhvillimin ekonomik dhe se ndryshimin e kanë në dorë qytetarët.

Kreu i PD iu kërkoi tepelenasve, përmetarëve e gjithë Labërisë të mos i hapin derën të keqes për herë të tretë. Basha premtoi se rrugën e nisur për lidhjen me Borshin do ta vazhdojë ai.

Ndër të tjera ai theksoi se Tepelena nuk i duron gënjeshtrat, Përmeti e Këlcyra nuk i durojnë gënjeshtrat.

Këto treva të mrekullueshme nuk mund të pranojnë 8 vjet gënjeshtra dhe të trokasë sërish në dyer te tyre. Ai që ju la 8 vite në vendnumëro, po troket prapë, mos ia hapni derën të keqes për herë të tretë. Ai që nuk bëri asgjë për 8 vite, nuk bën dot më asgjë.

Ju meritoni që pasuria më e madhe në botë, uji, të jetë bekim për familjet tuaja. Ja tek shtrihet Vjosa e bukur, një nga perlat dhe ky burim i pashtershëm uji duhet të kthehet në burim pasurie, duke bërë të mundur që e gjithë kjo zonë të përfitojë nga turizmi, nga zhvillimi nga mikpritja.

Nuk e harroj as Kurveleshin, ku 8 vjet dështime pothuajse i kanë zbrazur fshatrat. E dini që bashkë e filluam rrugën, sot po ju them sot se bashkë do ta vazhdojmë rrugën deri në Borsh që do të bëjë të mundur që zemra e Labërisë të jetë zemër e turizmit. Qeveria jonë do të jetë qeveri e gjithë shqiptarëve”, tha kreu i PD.

Ai deklaroi se që ndryshimi të vijë duhet të jemi bashkë me 25 prill dhe të votojmë numrin 9. “Ky besim, ky entuziazëm, kjo shpresë nuk do ndalet deri më 25 prill. Ju ftoj minutë pas minute ta vazhdojmë këtë maratonë të shpresës, këtë marsh drejt ndryshimit. Për shpresën që ndizet e rindizet në zemrat e çdo familjeje shqiptare. Më 25 prill votoni numrin 9”, deklaroi Basha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy