Kodra: Shqipëria nuk hyn në listën e vendeve me mortalitet shumë të lartë të grave shtatzëna! Çdo vit kemi ulje me 6%

Kodra: Shqipëria nuk hyn në listën e vendeve me mortalitet shumë të lartë të grave shtatzëna! Çdo vit kemi ulje me 6%

Organizata Botërore e Shëndetësisë ngre alarmin se çdo dy minuta në botë vdes një grua shtatzënë ose gjate lindjes.

Besjona Kodra, mjeke gjinekologe deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se është një përfundim realist i bazuar në studime të kryera në 116 vende.

Duke vijuar shpjegimin e saj, Kodra theksoi se shkalla e lartë e vdekshmërisë nuk përputhet me synimin e vendosur nga Kombet e Bashkuara, e cila kërkon uljen me 70% të mortalitetit.

E ndalur dhe tek situata në vendin tonë, mjekja gjinekologe tha se Shqipëria nuk hyn në vendet me moratalitet të lartë dhe nuk mund të krahasohemi kurrsesi me vendet e Afrikës apo Afganistanin.

Për Kodrën synimi i vendosur nga OKB është shumë i realizueshme për vendin tonë dhe se çdo vit mortaliteti ulet me 6-7-8%.

Ky është përfundim realist, i bazuar mbi studime të publikuar nga mbi 116 vende. Studimet kanë treguar që shkalla e vdekshmërisë mbetet e lartë dhe nuk përputhet me qëllimet e vendosura nga Kombet e Bashkuara në Samitin e vitit 2000 që ishte ulja me 70% e mortalitetit natal dhe fetal. Ky synim nuk është mundur të realizohet nga asnjë vend, as nga vendet e zhvilluara dhe po punohet për tarapitë për gjakderdhjet në lindje, për përmirësimin e shëndetit të gruas shtatzënë dhe përmirësimin e  infrastrukturës që do i mundësonte gruas një trajtim më të mirë. Shkaku kryesor i mortalitetit është hemoragjia dhe përbën 27-28% të shkaqeve, pastaj hipertensionet dhe më tej janë infeksionet dhe abortet. 

Shqipëria nuk hyn në listën e vendeve me mortalitet shumë të lartë se punohet mirë, nuk mund të krahasohemi me Afrikën dhe Afganistanin, ka vend për përmirësim, por çdo vit ka reduktim me 6-7-8 të shkallës së mortalitetit. Arsyet dhe tek ne janë çrregullimet e hemorragjisë, tromboliket dhe infektivet.

Ai synimi që kanë vendosur Kombet e Bashkuara është i realizueshëm dhe për vendin tonë. Duke ofruar medikamentet më të fundit dhe teknologjinë që ndalon hemorragjinë dhe trajton hipertensionin mund të arrijmë reduktimin e shpresuar nga e gjithë bota ndoshta dhe me 70%.

Faktorët për rënien e shkallës së lindshmërisë janë socialo-ekonomik dhe mjekësore. Nga ana mjekësore pacientët po zgjedhin të krijojnë familje më vonë gjë që mund të rrisë riskun për infertilitet. Ka një ndryshim të stilit të jetesës shohin sëmundje SST që ndikojnë në arritjen e një shtatzënie. Është për t’u marrë në konsideratë dhe prania e sëmundjeve bashkëshoqëruese dhe ato që mund të komplikojnë shtatzënitë në dekadat e katërta, të pesta.

Çrregullimet që ndikojnë fertilitet nuk janë të lidhura vetëm me gratë. Shkaqet e infertilitetit janë 50% në të dyja anët. Faktorët e përgjithshëm që mund të ndikojnë janë të lidhura me mjedisin stilin e jetës, të ushqyerin dhe obezitetin, por edhe me infeksionet që janë në rritje. Grupmosha më e rrezikuar, dekada e katër e jetës e ka më të vështirë për të arritur një shtatzëni.

Mendoj që impakti i rritjes në lindshmëri i përdorimit të metodave të asistuara do të ishte i vogël, pasi këta pacientë e kanë shtyrë shtatzënitë vetë dhe shpeshherë ndoshta nuk e kanë dhe prioritare. Kërkon një diskutim shumë planesh në aspektin mjekësor, ekonomik, juridik dhe në nevojën e trajnimit specifik për teknikat dhe pajisjet e riprodhimit të asistuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy