Përdorimi i monedhave digjitale/ Inxhinierët elektronikë shpjegojnë sigurinë në përdorimin e kriptovalutave  (VIDEO)

Përdorimi i monedhave digjitale/ Inxhinierët elektronikë shpjegojnë sigurinë në përdorimin e kriptovalutave (VIDEO)

Zhvillimi i teknologjisë dhe evolucioni i monedhave digjitale po ndryshojnë ndjeshëm sistemin financiar global. 

Në të ardhmen, është e mundur që paratë fizike të zëvendësohen plotësisht nga monedhat digjitale, të mbështetura nga teknologjia blockchain.

Në një intervistë për emisionin “MCN Informacion”, dy ekspertë të fushës, Mateo Doda, inxhinier softueri  dhe Kejsi Voskopi, inxhiniere elektronike, folën mbi sigurinë dhe përdorimin praktik të kriptovalutave, veçanërisht në tregun shqiptar dhe atë ndërkombëtar.

Sipas Doda-s, në Shqipëri përdorimi i kriptovalutave, veçanërisht Bitcoin-it, është më i përqendruar te investimet sesa te transaksionet e përditshme. 

Bitcoin është një monedhë digjitale që funksionon mbi teknologjinë blockchain.

 Nuk ekziston fizikisht, por në mënyrë elektronike. Ti je pronar i një numri të caktuar të Bitcoin-it dhe e përdor atë për të bërë transaksione online. 

Ndërsa në vendet si SHBA, mund të përdoret për pagesa të ndryshme, në Shqipëri zakonisht përdoret për investim.

Sot, edhe pse kriptovalutat po fitojnë gjithnjë e më shumë përdorim në ekonominë globale, sfidat mbeten: ndërgjegjësimi, edukimi financiar dhe përshtatja e legjislacionit për të ndjekur këtë zhvillim të shpejtë teknologjik.

Nga ana tjetër, Voskopi shpjegon funksionimin dhe sigurinë që ofron vetë teknologjia blockchain, në të cilën bazohet funksionimi i kriptovalutave. 

Blockchain është si një libër elektronik ku çdo faqe përfaqëson një transaksion. Këto faqe lidhen mes tyre në mënyrë të pandashme, duke krijuar një zinxhir të dhënash që nuk mund të manipulohet. Kjo strukturë është çelësi i sigurisë së kriptomonedhave.

Përmes kësaj teknologjie është praktikisht e pamundur të modifikohen apo të fshihen transaksione, çka garanton besueshmëri më të madhe krahasuar me sistemet tradicionale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy