
Sheyda Do’a nga Irani dhe Sara Payman nga India, të dyja muzikante dhe këngëtare, janë kunata në përditshmëri por që kanë një lidhje të veçantë me Shqipërinë.

Për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Do’a, flet edhe për pjesëmarrjen në “Kënga magjike” dhe pritshmëritë që mori kënga e saj.
Suksesi në Kënga Magjike ishte i mirë. Të them të drejtën nga fjalët e këngës, nuk e dija se si do të shkonte se nuk është një këngë dashurie, por doja të bëja diçka origjinale që jam unë, dhe jam e lumtur që ka dal kështu.
Pjesëmarrjen në Kënga Magjike e kam patur dëshirë që sa kohë por këtë vit ishte momenti i duhur edhe jam frymëzuar edhe me këngën, duke qenë se kam djalin e vogël dhe isha ulur në divan dhe po thoja me vete, sa shpejt kalon koha dhe doja të shkruaja diçka për këtë idenë që koha kalon aq shpejt dhe duhet të bëjmë më të mirën me kohën dhe jetën tonë.
Ne të dyja me Saran jemi kunata, më shumë se nuse unë e kam si motër, sidomos këngëtare. Ne kemi ardhur që fëmijë në Shqipëri sepse familja ime erdhi të predikonte fenë nga Irani në Shqipëri.
Unë e doja një fëmijë të dytë dhe nuk e mendova se do të ishte kaq shpejt por gjithë kohës po mendoja sikur të isha shtatzënë në ‘Kënga Magjike’ dhe kur ndodhi u befasova.
Nga ana tjetër indiania Sara, e cila poashtu ka mësuar shqip, tregon lidhjen me kunatën dhe me muzikën që bëjnë bashkë.
Ne performojmë bashkë në evente, në disa raste.
Naimi është shumë suportiv dhe luan kitarë dhe nuk është xheloz, është shumë bashkëpunues.
Do’a është e mrekullueshme dhe është frymëzim për mua.
Kam filluar të këndoj në disa lokale dhe ndoshta në ndonjë ditë do të marrë pjesë në ndonjë konkurs.
Për Krishtlindje gatuaj gjelin e detit, Naimi gatuan pastiço, byrek, ja kalojmë fare mirë këtu.



