Jam i bindur se Trump është i vetmi lider i aftë për të sjellë përfundimisht paqen, në dallim nga një Evropë në kolaps dhe e margjinalizuar, e udhëhequr nga Ursula, Parisi dhe Berlini.
Kështu ka deklaruar zv.kryeministri i Italisë dhe lideri i Lega-s, Matteo Salvini, në një intervistë për La Verità”.
Salvini vë në dukje se qeveria aktuale italiane ka shansin historik për ta rikthyer vendin në një rol qëndror në nivel ndërkombëtar.
"Macron dëshiron një ushtri evropiane? E gabuar dhe arrogante. Toni i Von der Leyen është shqetësues: në vend që të këmbëngulë për paqen dhe diplomacinë, ajo këmbëngul në forcimin e ushtrisë evropiane. Një fjalim i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm", tha Salvini.



