Stetoskopë me inteligjencë artificiale/ Diagnostikim në sekonda i tre sëmundjeve të zemrës

Stetoskopë me inteligjencë artificiale/ Diagnostikim në sekonda i tre sëmundjeve të zemrës

Institutet kërkimore britanike thonë se janë në fazat e fundi të testimit të një lloji të ri stetoskopi, i cili është i pajisur me aplikacione të Inteligjencës Artificiale. Sipas mediave britanike, kjo aparaturë e re mund të ndihmojnë në zbulimin e tre sëmundjeve të ndryshme të zemrës brenda sekondave. Një ekip shkencëtarësh britanikë ka muaj që kryen studime mbi këtë version modern të stetoskopit dhe konfirmuan për BBC-në se ai mund të dallojë pothuajse menjëherë mundësinë e infarktit e zemrës, sëmundje të valvulave të zemrës dhe ritmet jonormale.

Pajisja e re mund pritet të sjellë rezultate më të mira për trajtimin e pacientëve më shpejt. Pajisja e re përdor një mikrofon të specializuar për të analizuar ndryshimet e vogla në rrahjet e zemrës dhe rrjedhjen e gjakut, të cilat me stetoskopin aktual veshi i njeriut nuk mund t'i zbulojë.

Risia është se në kohë reale, ky stetoskop bën elektrokardiogramë, duke regjistruar sinjale elektrike nga zemra ndërsa i dërgon këto informacione për t’u analizuar nga inteligjenca artificiale e trajnuar mbi të dhënat e sëmundjeve të zemrës nga qindra mijëra pacientë.

“Ky është një shembull elegant se si stetoskopi i thjeshtë, i shpikur më shumë se 200 vjet më parë, mund të përmirësohet për shekullin e 21-të. Inovacione të këtilla janë jetësore sepse shumë shpesh këto gjendje diagnostikohen vetëm në faza të avancuara kur pacientët shkojnë në spital me urgjencë”, tha mjekja kardiologe Sonya Babu-Narayan. 

Gjetjet e studimit janë prezantuar edhe në kongresin vjetor të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë në Madrid, ndërsa pritet të dalë në treg në vijim kjo pajisje.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy