
Ndihmës-sekretari amerikan për Evropën dhe Euroazinë, Philip T. Reeker, ka nisur takimet e tij të sotme nga Kryeministria.

Pas përfundimit të takimit në Kryeministri që zgjati 45 minuta, Reeker ka mbërritur në selinë blu në shoqërinë e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.
Zyrtari i DASH u takua në hyrje të selisë me sekretarin e Përgjitshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku.
Reeker pritet që të takohet me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Më tej, në agjendën e ditës, Reeker është parashikuar që të ndalet edhe në zyrën e ministres së jashtme, Olta Xhaçka.
Pas qëndrimit në Shqipëri më 30 qershor, Reeker do të niset drejt Maqedonisë së Veriut.
Sipas agjendës së publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, më 1 korrik, ndihmës-sekretari mbërrin në Ohër. Aty, ai pritet të jetë pjesë e konferencës “Rruga drejt Prespës”.
Në këtë konferencë, do të theksohet mbështetja e vazhdueshme amerikane për dialog dhe bashkëveprim në procesin e stabilitetit dhe progresit rajonal.



