Deputetja demokrate Ilda Dhori, hedhjen në diskutim nga Kryeministri Edi Rama për mbylljen në Shqipëri të SnapChat dhe TikTok ose të vendosen filtra në këto dy rrjete sociale tepër të populluara mes adoleshentëve, e sheh si shmangie të përgjegjësisë nga qeveria për ngjarjet kriminale.
Duke folur për MCN Live, ajo deklaroi se rasti i vrasjes së 14-vjeçarit pranë shkollës, është përgjegjësi e gjithë shoqërisë ku jetojnë dhe veçanërisht e atyre që qeverisin vendin që janë përgjegjës për ambientin në shkollë dhe mjedisin ku rriten nxënësit çdo ditë.
Me këtë tezë të re që Rama hodhi në tregun mediatik, ia arriti të behet objekt bisede. Nuk besoj se do e realizojë deri në fund.
Kanë qenë një sërë tezash që i ka hedhur për debat, arrin të tërheq vëmendjen nga përgjegjësia mbi qeverinë dhe ministrinë e Arsimit, hedh pjesën e TikTok, por nuk mendoj se do e bëjë, por e bën si shkakun kryesore të kësaj dhune jo vetëm verbale, por edhe fizike.
Ky është një fenomen global. Duhet parë si përgjegjësi e gjithë shoqërisë dhe duhen marrë masa dhe reaguar, por duhet reaguar me sinqeritet.
Familjet e këtyre fëmijëve që promovojnë dhunën, do të duhet të punojmë më tepër me brezat e rinj.
Por si shumë gjëra të tjera, Rama nuk ka për ta bërë këtë dhe nuk e ka seriozisht.
Nuk mundet të marrë këto masa drastike për mbylljen e rrjeteve sociale, përdorues mjaft aktiv është dhe vetë.



