
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, u ka bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që t’i tërheqin njësitete speciale të Policisë nga veriu dhe të përshihen në negociata.
Von Cramon vuri në dukje se Qeveria e Kosovës po rrezikon shumë me “manovrat në Veri”.
“A është kjo formë e qeverisjes ‘së mirë’ që duam. Në vend të kësaj ne duhet të kemi më shumë masa për ndërtim të besimit. Dialogu brenda Kosovës është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo gjendje. U bëjë thirrje autoriteteve kosovare të mendojnë për të marrë masa për ndërtim të besimit. Si shembull tërheqja e forcave speciale të Policisë nga veriu e të ulen në tavolinë negocimit. Palët e përfshira të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura”, tha Von Cramon në konferencë për media në Prishtinë.



