
Departamenti Kombëtar i Parqeve vendosi mbylljen e tij përgjatë 4 muajve, masë që nis nga sot e deri më 30 shtator. Sipas deklaratës së Autoritetit të Turizmit, përgjatë kësaj kohe asnjë varkë nuk do të lejohet të hyjë në ishull, teksa turistët do të mund ta shikojnë, pa mundur të shkelin në të, apo ta vizitojnë nga afër.
Ndërkohë që ekologët do të vijojnë punën e tyre për të kryer testime dhe ekzaminimet e nevojshme për të përcaktuar dëmtimin e florës dhe faunës përgjatë shumë viteve që ishulli është mbipopulluar nga turistët.
Në fakt, një masë e tillë është praktikuar çdo vit nga autoritetet tajlandeze për parqet kombëtare, por plazhi Maja Bej ishte përjashtuar, duke bërë që për vite me radhë të frekuentohej thuajse në mënyrë të shfrenuar nga pushues të shumtë nga e gjithë bota.
Numri i tyre, sipas të dhënave zyrtare, rezulton jo më pak se 2.8 milionë vetëm përgjatë 5 mujave të parë të këtij viti, me një rritje prej thuajse gjysmë milioni çdo vit. Në fakt, ekologët kishin kërkuar që plazhi të mbyllej për 6 muaj, kohë e mjaftueshme sipas tyre për të rigjeneruar florën dhe faunën e dëmtuar në breg dhe në det.



