Policia e Kosovës bëri me dije përmes një njoftimi të bërë sot se pikat kufitare me Serbinë, Jarinja dhe Bërnjaku, janë liruar për qarkullim.
“Blutë” bëjnë me dije se të gjitha barrikadat që kanë qenë të vendosur në Veri që nga 10 dhjetori janë larguar.
“Bazuar në informacionet e deritanishme, është bërë largimi i barrikadave në formën siç ato ishin vendosur, dhe pas kësaj është vlerësuar edhe hapja e dy pikëkalimeve kufitare Jarinje dhe Bërnjak, të cilat sot (30.12.2022) në orët e pasdites janë hapur për qarkullim”, thuhet në njoftimin e Policisë.



