Po mbahet sot në GJKKO seanca paraprake ku pritet të vendoset nëse do të kalojë ose jo për gjykim çështja për Erion Veliajn. Gjatë seancës paraprake të mbajtur në GJKKO, kryebashkiaku Erion Veliaj ka parashtruar disa kërkesa, mes të cilave heqjen e masës së vendosjes në kafaz.
Ndërkaq po sot Gjykata Kushtetuese do të vendosë sot nëse do të pranojë për shqyrtim ankimimin e qeverisë, kundër vendimit të GJKKO-së për pezullimin e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Gazetari Arsen Rusta në një raportim për Mcn Live bën me dije:
“Pritet që gjykata të vendosë sot nëse do ta kalojë çështjen për gjykim ose jo. Ai edhe sot ka kërkuar rikthim në detyrë, pasi i privohet padrejtësisht ushtrimi i funksionit, ndërkohë që SPAK dhe Olsi Dado kërkojnë që të mbetet në fuqi masa e sigurisë. Seanca ka nisur rreth orës 09:00 dhe pritet të zgjasë rreth 60 minuta. Deri në këto momente jemi te parashtrimi i kërkesave të avokatëve. Edhe sot do të jetë e vështirë kalimi i çështjes për gjysh, për shkak të kërkesave të mbrojtjes.
Në realitet sot ka një mbledhje gjyqtarësh në Gjykatën Kushtetuese. Treshja e Kolegjit të GJK do të vendosë nëse ankesa i kryeministrit Rama është e vlefshme. Mbledhja e gjyqtarëve do të vendosë nëse ankimi i kryeministrit legjitimohet apo jo”.



