Ish-kryeministri Sali Berisha është marrë zyrtarisht i pandehur nga drejtësia.
Ai akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Politologu Ilir Kalemaj tha në studion e MCN Live se ky fakt e impakton fushatën e PD-së pasi edhe izolimi i Berishës në ka qenë një handikap jo i vogël për Partinë Demokratike.
A e impakton kjo fushatën e PD-së? Absolutisht që po.
Fakti që Berisha ka qenë i izoluar në apartamentin e tij ka qenë një handikap jo i vogël për PD-në. Aq më tepër që në sallën e parlamentit, Berisha mbante një barrë të fortë politik dhe mungesa e tij impaktëson.
Përveç turmës së mbështetësve që shohim gjithmonë, pamë Bardhin, Salianjin, Gjekmarkajn, Çupin që s’kanë qenë më parë. Ky është grupi i ri i afruar më Berishën.



