Kapet kamioni me mall kontrabandë, në kërkim doganierët dhe shoferët

Kapet kamioni me mall kontrabandë, në kërkim doganierët dhe shoferët

Dy doganierë janë në kërkim për një rast të zbuluar kontrabande në doganën e Qafë-Botës në Sarandë. Pas një hetimi të policisë, ditën e sotme u kap një kamion në të cilin transportoheshin kontrabandë veshje dhe elektroshtëpiake.

Policia ka shpallur në kërkim dy doganierët A.C. dhe E.D., si dhe dy shoferët e kamionit K.S., S.M., të cilët janë larguar në momentin kur kanë kuptuar se policia po zhvillonte një hetim dhe u ishte vënë në ndjekje.

Njoftimi i policisë

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale të kontrabandës, sekuestrohen mallrat kontrabandë si dhe shpallen në kërkim 4 shtetas, ndër ta 2 doganierë

Pas një hetimi të nisur prej Departamentit të Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Sarandë dhe Policinë e Sarandës, lidhur me parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, trafiqeve të ndryshme dhe kontrabandës, u sekuestrua një sasi mallrash të cilat hynin kontrabandë në kufirin shtetëror shqiptar prej Pikës së Kalimit Kufitar në Qafë-Botë.

Konkretisht është sekuestruar mjeti kamion tip ''Benz'' me të cilin bëhej kalimi i mallrave në Shqipëri, gjithashtu në brendësi të kamionit janë sekuestruar nga Policia në cilësinë e provës materiale rreth 140 thasë me veshje, 9 televizorë, si edhe sende shtëpiake si lavatriçe, dollape, dyshekë, tapete etj.

Si autor të kësaj veprimtarie të kundraligjshme kanë rezultuar shtetasit: K.S., S.M., (shoferë të kamionit) dhe A.C., E.D., (doganier në PKK Qafë-Botë), që kanë bashkëpunar dhe kanë lejuar kalimin dhe futjen e këtyre mallrave pa i deklaruar në Pikën e Kalimit të Kufirit shqiptar.

Të katërt shtetasit e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme janë shpallur në kërkim pasi janë larguar në momentin kur kanë kuptuar se Policia po zhvillonte një hetim dhe u ishte vënë në ndjekje.

Po vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim si edhe për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor për të tjera raste të veprimtarisë kriminale të kontrabandës.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale ''Kontrabanda me mallra të tjerë''.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy