Niveli i ndotjes së ajrit në Shqipëri është mbi normat e lejuara nga Bashkimi Europian. Këtë e konfirmoi në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, Ministri Lefter koka. Teksa ishte i pranishëm në një aktivitet për sensibilizimin e qytetarëve, ai u bëri thirje atyre që të kontribuojnë në përmirësimin e mjedisit.



