
Kolegji Zgjedhor në shqyrtimin e sotëm ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e shtatë gjyqtarëve.
Sipas Kolegjit Zgjedhor, pretendimet e PD-së se shtatë anëtarët e tij nuk garantojnë paanshmëri në gjykim, janë të pabazuara.
Kolegji Zgjedhor është mbledhur sot për të shqyrtuar poashtu pos ankimimeve të Partisë Demokratike dhe Levizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet e 25 prillit, edhe për ankimimet në Kolegj të kandidatit të pavarur Boiken Abazi.
Ky i fundit garoi në 25 prill si i kandidat i pavarur i Lëvizjes Vetëvendosje por nuk arriti të fitonte.
Në KAS me herët dhe sot në Kolegjin Zgjedhor, ai kërkon që zgjedhjet të përsëriten pasi ka pasur parregullësi gjatë votimit dhe numërimit të votave.



