BE përshëndet ratifikimin e demarkacionit: Tani luftoni krimin e organizuar dhe korrupsionin

BE përshëndet ratifikimin e demarkacionit: Tani luftoni krimin e organizuar dhe korrupsionin

Zyrtarë të lartë të BE-së kanë përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi nga Parlamenti i Kosovës në seancën e djeshme. Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga përfaqësuesja e lartë për politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogherini, komisari për migrim dhe punë të Brendshme, Dimitris Avramopoulos dhe ai për fqinjësi dhe negociata të zgjerimit, Johanes Hahn, e cilësojnë marrëveshjen si “një prej kritereve kyçe” për liberalizimin e vizave dhe bëjnë të qartë në këtë mënyrë se ai nuk ka qenë kushti i fundit.

Fokusi duhet të jetë në përmbushjen e kushtit të fundit, atij që lidhet me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ratifikimi i sotëm i Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nga ana e Kuvendit të Kosovës, paraqet një arritje reale, një progres të mirëpritur dhe konkret, i cili është shumë në frymën e raporteve të mira fqinjësore si dhe me strategjinë e re të Komisionit Evropian për Ballkanin. Ratifikimi është, po ashtu, përmbushje e një prej kritereve kyç për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ashtu siç ka thënë presidenti Juncker gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, është hap krucial drejt liberalizimit të vizave, që para së gjithash do të jetë në përfitim të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy